Wednesday, August 15

Mediat serbe shkruajnë për masat e Policisë ndaj vizitës së Vuçiqit në Kosovë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti serb Aleksander Vuçiq sot dhe nesër do të qëndroj në Kosovë si pjesë e udhëtimit dy-ditor, ai do të vizitojë Manastirin e Banjskës, pastaj do të takohet me zyrtarët serb në Mitrovicën veriore.

Mediat serbe kësaj vizite i kanë kushtuar një vëmendje të madhe, ndërkaq në aspektin e sigurisë ato shkruajnë se Policia e Kosovës ka marrë masa të duhura për të parandaluar çdo incident.

Portali Telegraf.rs shkruan se përgjatë rrugës për në manastirin e Banjskës, i cili do të jetë stacioni i parë i presidentit Vuçiq gjatë vizitës në Kosovë, prania e policisë së Kosovës është mjaft e madhe.

“Patrullat janë në çdo udhëkryq, ndërsa policët qëndrojnë çdo 100 metra. Pothuajse çdo grup ose shtyllë është i rrethuar me flamuj serbë. Presim vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të sjellë siguri ndaj serbëve dhe të kontribuoj në uljen e tensioneve, është ky një vlerësim të përbashkët i qytetarëve të veriut të Mitrovicës, si dhe deputetit Milovan Krivokapiç”, shkruan ky portal.

Krivokapiç, i cili është anëtar i SNS në Parlamentin serb, mendon se edhe pse atmosfera është e tensionuar, vizita e presidentit vjen në momentin e duhur dhe të rëndësishëm.

...

Share.

Leave A Reply