Saturday, September 22

Do të habiteni si reagon Big Mama kur sheh veten në televizion!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Big Mama emri më i lakuar në mediet rozë kohët e fundit, për shumë arsye e secila zgjoi kureshtje më shumë se tjetra, shkruan Kosovarja.

Por, për së tepërmi mori vëmendje me dobësimin e saj që e transformoi jashtëzakonisht shumë këngëtaren duke e bërë të cilësohet tani një femër goxha tërheqëse.

Këtë e kishte kërkuar prej vitesh Big Mama, e sot ka rastin të pozojë pafund imazhe ku shfaqet në secilën më atraktive se tjetrën. Këtë herë ka vendosur që postimi i saj sërish ta ketë në fokus veten, por jo me ndonjë paraqitje të re.

Teksa po shfaqej në televizion kënga e saj e re duet, një baladë mjaft e suksesshme, Bigu reagoi në Instastory me një ikonë zemre që lë të nënkuptohet se është ndarë tejet e kënaqur me këngën, duke filluar nga pamja e saj e deri tek realizimi i projektit.

Me një fjalë, Bigut ka filluar t’i hyjë vetja shumë në qejf.

/Kosovarja/

...

Share.

Leave A Reply