Wednesday, June 20

“Godet” ylli i Barçës, ja çka thotë për transferimin e Coutinhos

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarezi ka rrezikuar të nxisë zemërimin e tifozëve të Liverpoolit, kur disa ditë m parë kishte folur për transferimin e mundshëm të Philippe Coutinhos te Barcelona, transmeton Gazeta Prishtina.

Mesfushori brazilian kishte kërkuar të shkonte në Camp Nou gjatë verës, mirëpo Redsat nuk e lejuan largimin e tij, përkundër ofertave të njëpasnjëshme të Blaugranëve.

Suarez, i cili në vitin 2014 kaloi nga Liverpooli te Barcelona për 85 milionë euro, vazhdimisht ka besuar se se Coutinho do të kishte shumë sukses te Barcelona.

Ai është i lumtur pas lajmit për nënshkrimin e kontratës mes Barçës dhe Philippe Coutinhos, duke thënë se Coutinho do të japë një kontribut të jashtëzakonshëm në ekip.

“Shumë. E njoh atë si njeri dhe si lojtar, sepse kam luajtur me të, por të gjithë e ditë se çfarë do të kontribuonte Coutinho”, ka thënë Suarez Mundo Deportivo. /Gazeta Prishtina

...

Share.

Leave A Reply