Saturday, September 22

“Nëse Kosova e shfuqizon Specialen, ja kush i kryen arrestimet”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Iniciativa e deputetëve të pozitës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale si duket ende po mbetet “në mendjen” e tyre. Një propozim të tillë indirekt po e përkrah edhe presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Mirëpo, Lëvizja “Vetëvendosje” e sheh si të rrezikshme një ide të tillë, pa marrë analizë të thellë. Sipas tyre, Kosova mund të ketë ‘përplasje’ me përfaqësuesit ndërkombëtar pas ngritjes së aktakuzave të para.

Deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca ka thënë se Gjykata Speciale nuk është ligj që të shfuqizohet. Ai thotë se duhet ta analizohet me vëmendje se çfarë mbetet nga Specialja, shkruan Indeksonline

“Edhe nëse ligji, le të themi, e mendon dhe e koncepton mekanizmat veprues vendor për Specialen dhe çka nëse ata paralizohen. Në tjetrën anë mund të kemi një situatë të ndërlikuar kur pastaj pas ngritjes së aktakuzave nga gjykata marrin masa institucionet ndërkombëtare siç është KFOR-i apo EULEX-i, mekanizma që janë në Kosovë”, është shprehur ai.

Ndryshe, “Nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për të sfiduar gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia”, ka deklaruar para disa ditësh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, nëse Kuvendi e aprovon atë, do ta nënshkruante të njëjtën si president.

Ndërsa në një editorial të ambasadorit amerikan, Greg Delaëie, i cili ka numëruar çka duhet dhe çka nuk duhet të ndodhë në Kosovë, të parën e ka renditur shfuqizimin e Speciales. Ai gjithë prioritetin në fillimvit ia dha kundërshtimit të madh të idesë së shfuqizimit të Speciales.

Greg Delaëie prej të cilit skena politike ka dëgjuar këshilla të shtuar kohëve të fundit, e sidomos prej kur u tentua të dalë në Kuvend për votim shfuqizmi i Speciales. Si parësore, gjatë këtij viti, Delaëie e ka konsideruar heqjen dorë nga iniciativa e liderëve për zhbërjen e Speciales të cilën ai e ka quajtur sekrete.

“Së pari, duhet të ndalet përpjekja e fshehtë për të ndryshuar apo anuluar ligjin që autorizon Gjykatën Speciale”, ka shkruar diplomati amerikan në editorialin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane.

Edhe përkundër se liderët shtetërorë nuk e shohin rrezikim të raporteve me ndërkombëtarët shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Delawie nuk thotë kështu.

“Minimi i gjykatës e cila është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës do të kishte pasoja të thella për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në këtë editorial.

...

Share.

Leave A Reply