Saturday, September 22

Humanitarit të madh nga Fushë Kosova i vdes djali dy vjeç

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Xhelal Gashi, nga Kryshevci i Fushë Kosovës mbrëmë ka marr lajmin më të hidhur në jetën e tij.

Atij i vdiq djali rreth dy vjeç pas një sëmundje.

“Të Allahut jemi, e te ai do të kthehemi. Familjarë, miq, shokë e dashamir, ju njoftoi se djali im pas dy operacioneve ndërroi jetë. E pamja do të mbahet në shtëpinë time në Fushë Kosovë, Kryshevc. Varrimi i vogëlushit bëhet sot prej orës 14:00 në varrezat e lagjes Dragodan në Prishtinë”, ka shkruar Xhelali në profilin e tij në facebook.

Ndryshe Xhelali është një humanitar i madh ku për vite të tëra ka mbledhur para për nevojtarët, raporton Indeksonline.

Janë me dhjetëra raste ku ai ishte iniciator për të mbledhur para për shërimin e njerëzve që kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme.

Madje pak kush mund të mos e këtë parë një video të Xhelalit teksa ia numëronte një prindi për shërimin e vajzës së tij, rreth 90 mijë euro.

Video e postuar nga Indeksonlin rreth një vit më parë është shikuar 1 milion e 400 mijë herë./Indeksonline/

...

Share.

Leave A Reply