Wednesday, May 23

Noizy i drejtoi pistoletën ballit, menaxheri i Baba Stars darkon me të dhe habit me fjalët që thotë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Disa ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një foto e ish-menaxherit të grupit BabaStars duke darkuar me Noizyn.

Albert Krasniqi ia doli të rrëmbente vëmendjen e portaleve rozë duke “i çmendur” të gjithë me aludimet.

Shumë prej personave menduan se mund të kishte një bashkim të mundshëm midis grupeve rivale.

Kujtojmë se rreth një vit më parë Krasniqi dhe Noizy u përfshinë në një sherr ku nuk mungoi dhe nxjerrja e armëve të zjarrit.

Ai u largua nga “BS” pasi mbeti i plagosur me armë në Prishtinë dhe tanimë shprehet se ato konflikte tashmë i përkasin së shkuarës.

Krasniqi ka sqaruar rrethanat e ngjarjes së dikurshme që bëri bujë atëherë dhe pse ka vendosur t’i zbusë gjakrat me liderin e grupit OTR.

Ai ka deklaruar për “Xing.al”:

Nuk jam pjesë e asnjë grupi muzikor. Me Noizy-n e kemi bërë një foto dhe e kemi postuar dhe si qëllim kemi patur që të ndikojë pozitivisht në krejt boten ku ka shqiptarë, të merret një shembull i mirë sepse jemi shqiptarë dhe t’i harrojmë problemet e kaluara mes njëri-tjetrit e të mundohemi të ecim përpara pa hasmëri… Pajtimin mes nesh e ka bërë Jeton Lasku i diskotekës ‘Avalon’.

...

Share.

Leave A Reply