Wednesday, August 15

Edhe një aksident i rëndë, humb jetën një grua dhe lëndohen dy të tjerë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Forli të Italisë, ku një grua ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë.

Viktima është një grua 77-vjeçares, ndërsa të plagosur kanë mbetur bashkëshorti i saj dhe dy shqiptarë.
Sipas mediave italiane, dy automjetet janë përplasur kokë më kokë.

Makina e viktimës dhe bashkëshortit të saj u përplas me mjetin e dy të rinjve shqiptarë. Përplasja rezultoi fatale për 77-vjeçaren, ndërsa tre të plagosurit ndodhen në spital, raporton tv.klan.

Mediat nuk kanë bërë me dije identitetin e shqiptarëve të plagosur, por raportohet se ndodhen në rrezik për jetën. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

...

Share.

Leave A Reply