Friday, August 17

Letër e hapur, miqëve të Vetëvendosjes!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkruan: Isa I.  Haxhiu

Po  i  jap  vetës të  drejtë  t’u  drejtohem  në  këtë  mënyrë  duke  e  konsideruar  veten  një  mik  të  juajin,  jo  pse  u  njoh  personaliasht  (  madje  shumë  pak  nga ju,  u   njoh  për  së  afërmi  , apo   jemi  takuar),  por  pse  si parti,  keni  ideale  dhe  synime  përafërsisht  të  njejta  me  ato, me   të  cilat  identifikohem  unë.Eshtë mu  lufa  juaj jashtëparlamentare  e  brendaparlamentare  ,  për  të  gjitha  kauzat  e  mëdha  e  jetike  për   bërjen    dhe  mëkëmbjen  e  shtetit  të  Kosovës,  në  këmbë  të  drejta e  të forta, lufta  e  juaj  e  drejtë  dhe  e pakompromis,  me  mjete  ligjore  e  “antiligjore”,  që  ju  të jeni  partia  më  e  votuar  në  zgjedhjet  e  përgjithshme  dhe  këto  komunale, ndaj  keni  fituar  jo  vetëm  simpatinë  e  gjithë  atyre  që  janë  me  ju , por  edhe  shumë  të  tjerëve që  gjenden  në  listat  e  partive  tjera,  por  që   shpirtërisht  janë  me  ju  ,  pikërisht  për  kauzën  që ideoni,  përfaqësoni  dhe luftoni.

I vetëdijshëm  se  kjo  letër  imja  ndoshta  edhe   nuk  është  diçka  e  madhe,  e  ndjej  vetën  përgjegjës  të  prononcohem  lidhur  me  “gafën”  e  deputetes  Aida  Derguti,  nga  një  “SMS” të shkruar në  Vajber,  drejtuar  njërit  nga  deputetët   tuaj,  që ka  dalë  të jetë  Dardan  Molliqaj  ,  një  nga  luftëtarët  e  denj  të  kauzës  suaj  dhe  tones.  Pra , po  e quaj  një  “gafë”  dhe  asgjë  tjetër,  sepse  edhe  vetë Aida  Dërguti,  është  njëra nga  shumë  gratë  e  denja    të  kauzës  së  Vetëvendosjes !,  por  jo  edhe  vetëm  të  saj. Ju  e  patë  se  me  çfarë  smire  dhe  dashakeqësie  u  sulën  portalet  partiake  dhe  disa  nga smirëzinjtë  tjerë që përfaqësojnë parti,  ide  dhe  kauza  tjera  dhe,  që  gjithëçka  që  bëjnë , e  bëjnë  për  interesa  individuale,  partiake  e  klanore  ,  në  dëm  të  shtetbërjes  së  Kosovës.  Të  yshtur  nga  të  “mëdhenjët” e  tyre,  të cilët  rrijnë  nën  hije  dhe  fërkojnë  duar e  fryjnë  bulqitë  për  t  i  fryer  në “gafeje”  të  tillë,  të  deputetes  Dërguti,  ata  mezi  presin  që  të  ndodh  ndonjë  përplasje  më  e madhe , ose  për qejfin   dhe  midenë  e  tyre , bëje  zot , një  ndarje  e  Vetëvendosjes,  në  “stalinistët”  që  për  një  fjalë  goje  të  përjashtojnë  nga  partia  dhe  në  “  të  moderuarit” të  cilët   janë  kundër  tyre,  por  që  kanë  heshtur  deri  tash  ,  për  shkak  të frikës  nga  “neostalinistët”  e  Vetëvendosjes!.  Ata  mezi  presin  që  të  bie  ndonjë  kokë  turku për  një “  fyerje” që  iu bë  liderit  të Vetëvendosjes! ,  që  për  smirëzinjtë  e Vetëvendosjes !, përfaqëson  një  “Stalin”  të  ri,  ndonëse  thellësisht  e  dijnë  se ai  nuk  është  i  tillë  dhe  përfaqëson  pjesën më  të mirë  që  ka  Kosova,  bashkë  me  djemtë  dhe  vajzat  e  denja  të  Lëvizjes  Vetëvendosje !,  dhe  jo  vetëm  të  saj  ,  për  fat të  mirë.  Smirëzinjtë  e  Vetëvendosjes!,   mezi  kanë  pritur  dhe  presin  një  shkëndijë,  sado  të  vogël ,  qoftë  edhe  një  “gafë” si  kjo  e  deputetes  Dërguti  , që  të  fusin  , sa  më  shumë pyka  ,  në  trupin e  shëndoshë  të  Vetëvendosjes!,  për  ta  çarë  në  dysh    dhe  për  të  mbjellë  defetizëm e  dëshpërim  ,  jo  vetëm  te  anëtarësia  e  gjerë  e  Vetëvendosjes !,  por  te  të  gjitha  ata njerëz  të  shumtë  ,që  sytë  i  kanë  të  drejtuar  nga  ju  dhe  presim  “shpëtimin”  nga  kthetrat  e  kapësve  dhe  zhvatësve  të  Kosovës,  vetëm  nga  ju  dhe  kauza  e  lufta  që  përfaqësoni  ju.  Fundja ,  ju  tashmë  e  dini  dhe  besoj  se  nuk  konsideroni  se  duhet  krijuar  e adhuruar  një  kult,  qoftë  ky  edhe  Albin  Kurti,  ideatori,  strumbullari  dhe  luftëtari  i  denjë  e i palëkundur  i  kauzës  suaj  dhe  jo  vetëm  tuajes. Ata ,  smirëzinjtë  dhe  dashakqinjët,  mezi  presin  që  në  vendimet  dhe  qëndrimet  tuaja  të jepni  përshtypjen  se  Albin  Kurtin, e  keni  ngritur,  në  nivelin e një  kulti,  në  mënyrë  që të  gjuajnë  sa  më  shumë drunj  dhe   gurë  ,  mbi  ju  si  një  parti “ staliniste “ me  një  lider  të  madh e  të  hyjnueshëm, alla  stalin,  për  ç  gjë  ata  mëtojnë  dhe  synojnë  t i  bindin  anëtarësinë  tuaj  dhe  gjithë  të  tjerët,  jo  të  paktë,  që  i  kanë  në  radhët  e  veta.   Besoj  se ju dhe  gjithë  të  tjerët, Albin  Kurtin   e  konsideron  vetëm  si  njeri,  me  të  gjitha  të  mirat  dhe  gabimet  e  tija  (  të  mundshme) njerëzore,  të  denjë  edhe  për  t  u “  fyer” ,  ndonjëherë  në  një  muhabet  të  një  grupi  më  të  vogël,  kur komunikojnë  jashtë  vijave  zyrtare dhe  “publike”,  por  që  portalistat,  smirëzinjtë  dhe  gjithë  ata  që  e  konsiderojnë  kundërshtar  politik,  fryjnë  bulqitë  deri  në  plasje,  për  ta shndërruar  këtë  “fyerje”  ,  në  diçka  jashtënjerëzore,  ndërkohë  që  të  mëdhenjtë  e  tyre  janë  parë e  dëgjuar  duke  u share  me  nënë  e  me  motra,  duke  u  grushtuar  e  rrahur  me  karrige  dhe  duke  u  munduar, që  të  gjitha  këto,   t i  minimizojnë    si  diçka  të kudondodhur,  madje  edhe  si  gjest  demokratik!

Unë  besoj  se  këtë  gafë, te deputetes  tuaj,  do  ta  tejkaloni  dhe  do  ta   harroni , pa  ndonjë plasaritje  në  radhët  tuaja,  sepse  atëherë  deshpërimi  dhe   humbja  e  shpreses  do  të  jetë pambarimisht   e  madhe  dhe  e  pakompenzueshme,  për  të  gjithë  neve  që  shpresojmë në  ju , se  Kosovën  do  ta  bëni  ashtu  siç  dëshirojmë  ne  dhe  gjthë  brezat  tjerë,   duke  mos  e  lënë  dhe  në  udhëkryq  , ku  e  kanë  lënë  elitat  e  deritashme  pushtetare!

MIqësish  juaji,   Isa I.  Haxhiu

 

...

Share.

Leave A Reply