Wednesday, June 20

PZAP ‘godet’ PDK-në dhe LDK-në, ky është vendimi për Prishtinën dhe komunat tjera

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka publikuar vendimet për ankesat që janë paraqitur nga partitë politike, duke refuzuar kështu ankesën e LDK-së për Prishtinën.

Sipas tyre, ankesa e LDK-së për komunën e Prishtinës një pjesë është hedhur si e palejueshme dhe një pjesë e apelit është refuzuar si i pabazuar, transmeton Indeksonline.

Këto janë vendimet për Prishtinën dhe komunat tjera:

Ju informojmë se PZAP-i ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-se për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve komunale te 22 tetorit 2017 për Raundin e Dytë për Kryetar te Komunave të mbajtura me 19.11.2017.

PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur si ne vijim:

a) Apeli për komunën e Prishtinës një pjese e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
b) Apeli për komunën e Dragashit është refuzuar si i pa bazuar,
c) Apeli për komunën e Kamenicës është hedhur si i pasafatshëm .

PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur si në vijim:

a) Apeli për komunën e Prizrenit është hedhur si i palejuar,
b) Apeli për komunën e Rahovecit një pjesë e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
d) Apeli për komunën e Klinës është hedhur si i palejuar.
Apeli i paraqitur nga kandidati i pavarur për kryetar te komunës së Shtimes është hedhur si i palejuar.

Kundër këtyre vendimeve është e lejuar ankesa brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti i pranimit të vendimit nga pala ne Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve.

...

Share.

Leave A Reply