Monday, June 18

“I kam thënë Coutinhos: Vëlla, mos shko në Barcelonë”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ylli brazilian është rrugës për të lënë Liverpoolin, por shoku i skuadrës është duke bërë të pamundurën që ai të qëndrojë.

Mbrojtësi spanjoll, Alberto Moreno, ka kërkuar nga shoku i skuadrës te Liverpooli, Philippe Coutinho, që ta refuzojë Barcelonën.

Raportohet se 25 vjeçari mund të transferohet në “Camp Nou” në afatin kalimtar të janarit, që u kërkua me ngulm nga katalunasit edhe gjatë verës ku Liverpooli refuzoi tri oferta, njëra besohet të ketë qenë mbi 140 milionë euro.

Por, Moreno shpreson se Coutinho do ta refuzojë Barçën për të vazhduar në Premierligë.

“I kam thënë: ‘Vëlla, mos shko’. Nëse unë do të vendosja, ai nuk do të shkonte në Barcelonë”, tha Moreno për “The Guardian”.

“Ai është shoku im dhe gjithmonë do të jetë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por nëse më pyesni mua, e dua afër meje gjithë jetën. Por, unë nuk mund të përzihem në këtë, është çështje mes Liverpoolit, Barcelonës dhe atij, ata do të vendosin”.

“Ai është shumë i rëndësishëm për Liverpoolin, çdo tifozë, çdo kush që e shikon Liverpoolin, çdo kush që e kupton futbollin, e di këtë. Ata e dinë se nëse Coutinho shkon, do të lë një vrimë, do të jetë një mungesë e madhe për ne”, shtoi mes tjerash Moreno. /Gazeta Express/

...

Share.

Leave A Reply